Uashington, protestë kundër armëve
25.03.2018 14:13
Mijëra njerëz kanë demonstruar në Uashington....

Mijëra njerëz kanë demonstruar në Uashington pasi shoqëria civile amerikane ka dalur kundër armëve.
Në marshimin e paqes kanë marrë pjesë edhe figura të njohura të artit si kantautori Paul McCartney, aktori George Clooney, etj.
Sipas organizatorëve, më shumë se 1 milionë vetë ishin në marshim, ndërkohë që në të gjithë SHBA-në dhe në botë u zhvilluan mbi 700 protesta për çështjen e armëve. “Kurrë më armë”, ishte parulla kryesore e marshimit që u zhvillua përgjatë Aveny Pensilvanya deri në ndërtesën e Kongresit Amerikan.
