Anketë: Mbi 70% e grekëve kundër zgjidhjes që përmban termin Maqedoni
Në dy anketa të realizuara në Greqi, të publikuara në gazetat Katimerini dhe Proto Tema...

Në dy anketa të realizuara në Greqi, të publikuara në gazetat Katimerini dhe Proto Tema, mbi 70% e grekëve janë kundër arritjes së një marrëveshjeje për emrin, e cila do të përmbante termin Maqedoni.
Instituti grek për hulumtime dhe analizë, „Dianeosis “, me titullin “çka mendojnë grekët, ka realizuar një hulumtim në periudhën 16 janar 5 shkurt, ku njëra nga pyetjet ka qenë edhe çështja e emrit.
Rezulatet janë publikuar në gazetën Katimerini dhe në pyetjen nëse në kuadër të gjetjes së zgjidhjes rreth çështjes së Shkupit, Greqia a duhet të pranojë emër të përbërë që do ta përmbante termin Maqedoni? 71,7% e të anketuarve kanë vlerësuar se nuk duhet pranuar emër që do të përmbante termin Maqedoni, ndërsa vetëm 24,6% kanë thënë se nuk kanë problem me një emër të tillë.
Në hulumtimin e dytë i realizuar nga angjencioni „Marc“ për gazetën „Proto Tema “,në pyetjen nëse qeveria duhet të pranojë termin Maqedoni në emrin e ri të Shkupit?
Në këtë pyetje 74,5 % e të anketuarve janë shprehur kundër, ndërsa 21,8% janë shprehur pozitivisht, derisa 3,7 % kanë thënë se nuk e dine ose nuk dëshirojnë të përgjigjen. Gazeta njëherit komenton se kundër një kompromisi të tillë me termin Maqedoni janë edhe 63,5% e votuesve të partisë greke në Pushtet SIRIZA.
Përqindja më e lartë e atyre që kundërshtojnë marrveshjen që do të përmbante termin Maqedoni janë banorët e rajoneve greke Maqedonia dhe Trakija edheatë 80,5%. Poashtu 79,7% e personave të moshës 35 deri në 54 vjeç i thonë jo një marrveshje të tillë, ashtu si edhe 76% e femrave greke thekson gazeta Proto tema. (Semra Musai, TVM2)
