Klubi “Eskrim”, garë humanitare e fëmijëve me sindromin Daun

25.03.2018 14:57

Për të tretën here me rradhë në parkun e qytetit në Shkup...

Për të tretën here me rradhë në parkun e qytetit në Shkup u organizua vrapimi humanitar për fëmijët me sindromin DAUN.

Vetë shoqërimi dhe socializimi i këtyre fëmijëve është i një rëndësie të veçantë vlerësojnë organizatorët nga klubi Eskrim.

“E mbështes këtë aksion dhe shpresoj të ketë më shumë ngjarje të këtilla”.

“Vrapoj çdo vit dhe shpresoj të fitoj” – thanë disa nga pjesëmarrësit.

Mjetet e grumbulluara do të dedikohen për qendrën ditore për këtë kategori të fëmijëve theksojnë organizatërët. 

“Të gjitha mjetet e grumbulluara nga kjo ngjarje do të dedikohen për paisje audio të qendrës ditore për personat me sindromin DAUN që pritet të filloj së shpejti me punë” – tha Biljana Kuzmanovska nga Klubi “Eskrim”.

“Ngjarjet e këtilla kanë rëndësi edhe për ne si prind për ngritjen e vetëdijes publike. Te ne duhet punuar ende shum pasi në hulumtimin e fundit të UNICEF vetëm 4% e njerëzve i pranojnë këto fëmijë në afërsi të tyre, që në fakt është vetëm familja” – tha një prind.

Njëherit ga klubi “Eskrim” bënë të ditur se deri në fund të muajit të ardhëshëm pritet të jetë gati qendra ditore rehabilituese. (Kaltrina Makusti, TVM2)