Turqi, kapen 43 emigrant që synonin të kalonin në Greqi

25.03.2018 15:42

Në qarkun Ayvalik, në provincën turke Balikesir....

Në qarkun Ayvalik, në provincën turke Balikesir, janë kapur 43 emigrantë të cilët po përpiqeshin të kalonin ilegalisht në ishullin grek Lesbos.

Ekipet e xhandarmërisë turke dolën në terren pas lajmërimit të shoferëve të taksive në lagjen Kucukkoy dhe kryen operacionin.

Migrantët me origjinë nga Siria, të cilët u kapën nga pjesëtarët e ekipeve të xhandarmërisë, iu dorëzuan autoriteteve. Migrantët me organizatorët e kalimit ilegal të kufirit kishin rënë dakord të kalojnë në Lesbos për 1.500 euro për person.