Rikonstruimi i Qeverisë, LSDM diskuton në këshillin qëndrorë

25.03.2018 17:42

LSDM ka thirrur mbledhje të Këshillit qendrore....

LSDM ka thirrur mbledhje të Këshillit qendrore, ku pritet që kryetari i partisë njëherit edhe kryeministër i vendit, Zoran Zaev të informojë në lidhje me rikonstrumin e paralajmëruar të Qeverisë, si dhe rrjedhën e negociatave me Greqinë për kontestin me emrin. Rekonstruimi sipas të gjitha gjasave pritet të përfshijë edhe të paktën një apo dy parti shqiptare.

RIKONSTRUIMI I QEVERISË, PRITET PËRFSHIRJA E NJË OSE DY PARTIVE SHQIPTARE

Partitë politike nuk preferojnë të japin detaje në këtë temë por deri tani BESA e udhëhequr nga Afrim Gashi ka shprehur gatishmëri për të negociuar me kryeminsitrin Zaev, gjë që nuk e kanë përjashtuar edhe nga krahu i Bilall Kasamit, por ky i fundit ka thënë se ende nuk ka një ofertë konkrete nga kryeminsitri.

Edhe PDSH e Mendu Thaçit është përfolur si opcion i mundshëm për përfshirjen në qeveri. Derisa nga Aleanca për Shqiptarët të cilët ishin pjesë e qeverisë por u larguan pas zgjedhjeve lokale, kanë thënë se nuk po mendojnë për tu bërë pjesë e qeverisë, por në politikë asnjëherë nuk mund të thuhet asnjëherë.

Bisedime për zgjerimin e shumicës parlamentare kryeminsitri Zaev ka shprehur gadishmëri të zhvillojë me të gjitha parti dhe deputetë që do ta pranojnë konceptin një shoqëri për të gjithë, duke përjashtuar këtu vetëm VMRO-DPMNE-në e cila e kundërshton ligjin për gjuhët.

Rikonstruimi pritet të ndodhë kah mesi i muajit të ardhshëm, ndërsa paralajmërohet se prej nesër do të intensifikohen edhe bisedimet LSDM- BDI rreth “rikonstruimit”, i cili do të prekë edhe kuadro të kytyre dy partive, qoftë për tu bërë vend partnerëve të ri, apo për të larguar siç ka thënë kryeminsitri, të pa suksesshmit.

Tani për tani mbetet i zbrazët vendi i ministrit të drejtësisë, Bylent Saliji, që ishte kuadër i BDI, pasi i njejti u dorëheq si akt moral për shkak të rikualifikimit të lëndës në rastin e Almir Aliut. (Semra Musai, TVM2)