Kontesti për emrin, Koxias i raporton Tsiprasit për vizitën në Shkup
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, e ka informuar kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras....

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, e ka informuar kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras për vizitën në Maqedoni. Mediat greke njoftojnë se Athina vlerëson se bisedimet kanë kaluar në klimë të mirë, është arritur zhvillim, megjithatë edhe më tej ngelen dallimet në lidhje me ndryshimet kushtetutese.
Pas takimit Dimitrov-Koxias në Shkup pritet raundi i ri i bisedimeve ms palëve që do të mbahet më 30 mars në Vjenë. Në këtë takim palët do të negociojnë rreth përmbajtjes së dy Draft Marrëveshjeve të shkëmbyera ditë më parë mes Shkupit dhe Athinës si dhe draftit të dorëzuar nga ana e ndërmjetësit Nimic.
EURODEPUTETJA PETIR KRITIKON GREQINË
Ndërkohë Euro-deputeja kroate Marijana Petir ka kritikuar qasjen e Greqisë ndaj Maqedonisë lidhur me çështjen e emrit. Në një intervistë për një medium kroat, Petir ka thënë se edhe po ta ndryshojë Maqedonia Kushtetutën, Greqia do të kërkojë edhe më shumë. Sipas Petir do të ketë destabilizim nëse vazhdon presioni ndaj Maqedonisë. Ajo kritikon qasjen e Greqisë ndaj kërkesave për ndryshime kushtetuese.
“Nëse vazhdojnë presionet ndaj Maqedonisë, do ketë destabilizim të rajonit. Mendoj se Maqedonia asnjëherë nuk duhej që të ishte sjellë në këtë pozitë dhe këtu një pjesë të përgjegjësisë e ka edhe BE-ja pasi në çështjen e Maqedonisë tregoi standarde të dyfishta dhe e lejoi Greqinë që ta shfrytëzojë dhe keqpërdor Maqedoninë”, ka thënë euro-deputetja.
PRESIONI NDAJ MAQEDONISË RREZIK PËR DESTABILIZIM, GEORGIEVSKI, VENDI KA HYRË NË NJË KURTH TË MADH DIPLOMATIK
Ndërkohë ish kryeministri i Maqedonisë Lubço Georgievski thotë se vendi kahyrë në një kurth të madh diplomatik pasi ka nisur bisedime bilaterale me Greqinë. “Sa më shpejtë duhet që t’i drejtohemi Nimicit dhe të kërkojmë nga ai që ai të jep propozimet dhe mirë është që ai t’i drejtojë bisedimet”, ka shkruar ish kryeministri Georgievski në facebook. (Naim Ramadani, TVM2)
