Vetëvendosje, Thaçi të tërhiqet nga negociatat me Serbinë

25.03.2018 18:44

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi....

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të tërhiqet nga negociatat me Serbinë dhe kjo çështje ti kthehet Kuvendit.

Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje tha se nuk dihet se si do të ec fati i karrierës politike të Thaçit në të ardhmen e afërt, andaj Vuçiq dëshiron ta shfrytëzojë pikërisht dobësinë e Thaçit për përfitime të forta të Serbisë në këtë dialogun e ri.

Ai e fajësoi presidentin edhe për rikthimin e të ashtuquajturës Zaednica e Komunave serbe në tavolinën ku darkoi me Aleksandër Vuçiqin më 23 mars.