Botë

Arrestimi i Puigdemontit, protesta në Katalonjë, 90 të lënduar

26.03.2018 09:29

Pas ndalimit të ish-liderit të Katalonjës, Carles Puigdemont, në Gjermani, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar....

Pas ndalimit të ish-liderit të Katalonjës, Carles Puigdemont, në Gjermani, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar, në Katalonjë është ndezur ndjeshëm situata, teksa qytetarë të shumtë dolën në protesta që eskaluan në përleshje me policinë.
 
Përleshjet mes protestuesve dhe policisë në Katalonjë shkaktuan plagosjen e të paktën 90 personave, rreth 10 të tjerë përfunduan në pranga. Puigdemonet u arrestua kur po kthehej nga Danimarka drejt Belgjikës, ku jeton në ekzil të vetëimponuar, që kur Parlamenti i Katalonjës shpalli pavarësinë e njëanshme nga Spanja tetorin e shkuar.
 
Sipas autoriteteve, numri i protestuesve kaloi 50 000, ndërsa organizatorët pretendojnë se bëhet fjalë për më shumë.