Botë
Taksa për “Rrugën e Kombit”, afaristët: Pa rrugë alternativë, taksa e paligjshme
26.03.2018 10:33
Ka nisur testimi i aplikimit të taksës për të kaluar në Rrugën e Kombit nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas....

Duke nisur nga java e dyte e prillit çdo automjet që do të kalojë në Rrugën e Kombit do të paguajë një tarifë që varion nga 5 deri në 10 euro. 5 euro për veturat e vogla dhe 10 euro për autobusët e kamionët, 16 euro për kamionet e mesmë dhe 22,5 euro për kamionet e rëndë.
Ndërkaq, tarifa për motorët do të jetë 2.5 euro, ndërsa janë bërë gati 4 sportele, nga dy për çdo kah të lëvizjes. Por, vendosja e taksës është pritur me protesta nga banorët e zonës të organizuar nga shoqata “Biznesi për Biznesin” e të përkrahura edhe nga drejtues të pushtetit lokal.
“Është taksë e paligjshme, pasi detyrohen të gjithë shqiptarët, veçanërisht komuniteti kuksian, dy herë për të njëjtin shërbim. Teknikisht është e zgjidhshme: Komuniteti të mos paguaj taksë, derisa të ketë një rrugë alternative”, tha Sokol Kolgjini, kryetar i shoqatës “Biznesi për Biznesin”.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur këtë taksë si taksa Edvin, duke iu referuar kryeministrit Edi rama, që sipas tij po rrjep qytetarët shqiptarë.
LULJETA NDOKA
