Maqedoni

Rasti gjyqësor "Mitmarrja", seanca e hapur edhe për opinionin pubik

26.03.2018 10:52

Në Gjykatë sot po mbahet seancë gjyqesore për rastin Mitmarrja...

Gjykata në seancën e kaluar e ka pranuar kërkesën e Zoran Zaevit, si te akuzuar kryesor ne kete rast, dhe të avokatëve të tij, që opinioni të jetë i pranishëm në sallën gjyqësore  kur do të shikohet video xhirimi që përdoret së dëshmi në procedure.
 
Seanca e sotme jyqesore do të jetë e hapur edhe për opinionin.
 
Mbrojtja e Zoran Zaevit, më parë kërkoi që incizimet për këtë rast të shihen edhe në prani të opinionit për shkak se, sipas tyre,  videot nuk janë publikuar të plota në Youtube. Ndryshe, Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.