Botë

“Rruga e Kombit”, Kosova reagon për pagesën e taksës

26.03.2018 11:18

Lidhur me cmimin e vendosur nga qeveria shqiptare si takse per automjetet qe do te kalojne neper rrugen e Kobit...

Lidhur me cmimin e vendosur nga qeveria shqiptare si takse per automjetet qe do te kalojne neper rrugen e Kobit, Nga Kosova –ne Shqiperi dhe anasjelltas, kane filluar reagimet e para nga politikane dhe qytetare te Kosoves. Vënia e taksës, sipas shumë ministrave, deputetëve e qytetarëve të thjeshtë kosovarë, është vendim jo i mençur e i dëmshëm nga Qeveria shqiptare e Edi Ramës. 
 
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se Qeveria kosovare s’ka pasur kurrfarë njoftimi se do të ketë taksë rrugore për Rrugën e Kombit.
 
Ka thënë se të hënën do t’i drejtohet homologut të tij shqiptar, për të kërkuar sqarime dhe për të zbritur taksën rrugore. “As një konsultë nuk kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tregojnë për këtë taksë. Të hënën, do t’ua bëj një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim...”, ka thënë Lekaj, të dielën për Express.
 
“Realisht, është taksë e madhe për shqiptarët”, ka shtuar ai. Por, Qeveria e Shqipërisë ka njoftuar se nuk mund të zbresë çmimin e përcaktuar për të paguar kushdo që kalon nëpër autostradat shqiptare përfshirë edhe Rrugën e Kombit. Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se vënia e taksës në rrugën e Kombit është kundër integrimit ndërshqiptar, si dhe interesave të vetë kombit, ndërsa më të goditur nga ky vendim janë qytetarët e Kosovës.
 
Nga ana tjeter kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dalë krah Edi Ramës për taksën në Rrugën e Kombit. Nëpërmjet një "cicërime" në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, në internet, Ahmeti e ka arsyetuar vendimin e marrë nga qeveria e Ramës. Ideja për tarifën është e mirë, por vlera duhet të diskutohet edhe një herë.