Botë

Siberi: Flakë të mëdha zjarri, mbi 50 njerëz të vdekur

26.03.2018 11:35

Shërbimet e emergjencave në Rusi njoftojnë se të paktën 53 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur në zjarrin masiv që ka shpërthyer në qendrën tregtare në Siberi....

Numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu mund të rritet  bejne te ditur autoritetet lokale, përderisa ekipet e shpërtimit janë duke vazhduar kërkimet në qendrën tregtare në qytetin Kemerovo, që gjendet rreth 3 mijë kilometra në lindje të Moskës. 
 
Shërbimet e emergjencave kanë thënë se tashmë zjarri është shuar, por ekipet e shpëtimit kanë vështirësi që të arrijnë në katet e sipërme, për shkak se tavani i ndërtesës është rrëzuar.  Dhjetëra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur. Guvernatori i rajonit Kemerovo, Aman Tuleyev ka deklaruar se familjarët e çdo viktime do të pranojnë një shumë prej 1 milionë rubla.
 
Shkaku i zjarrit nuk është bërë i ditur. Autoritetet kanë nisur një hetim për këtë tragjedi.