Botë

Vizita e zyrtarëve serbë, Policia e Kosovës u ndalon hyrjen në Jarinjë

26.03.2018 15:16

Policia e Kosovës ka përforcuar kontrollin policor në Jarinjë për t’iu ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës dy zyrtarëve serbë...

Policia e Kosovës ka përforcuar kontrollin policor në Jarinjë për t’iu ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës dy zyrtarëve serbë, Aleksandar Vulin dhe Marko Djuriç, edhe pse kishte një vendim zyrtar të autoriteteve të Kosovës për ndalimin vizitës së planifikuar në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka sqaruar se për të zbatuar vendimin zyrtar të autoriteteve shtetërore ka angazhuar njësitë e duhura policore, të cilat do të veprojnë në përputhje me situatën, bazuar mbi vendimin e MPJ-së së Kosovës.

“Do t’iu lejohet hyrja vetëm personaliteteve që do të kenë siguruar leje zyrtare nga autoritetet e shtetit të Kosovës për të realizuar vizitat e tyre të planifikuara sipas kërkesës zyrtare”,- thuhet në njoftimin zyrtar në të cilin theksohet se mbeten të përkushtuar në zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe ofrimin e shërbimeve policore për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.