Maqedoni
Negociatat për emrin, Amanatidis: Për disa çështje kemi dakordim. Sanakopulos: Emri, në kornizat e kërkesave greke
26.03.2018 15:38
Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Janis Amanatidis, thotë se ka hapa pozitivë në negociata....

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Athina, Amanatidis ka pohuar se për disa çështje ka afrim të qëndrimeve madje edhe marrëveshje, por gjithsesi ka ende pika për të cilat negociohet. Janë bërë hapa pozitivë, ka vullnet politik e kjo është e rëndësishme, thotë zëvendësshefi i shefit të Diplomacisë greke për mediat vendase.
Edhe zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimiris Sanakopulos, shfaqi shpresë se zgjidhja e pranueshme për kontestin e emrit të fqinjit grek do të jetë e shpejtë. Sanakopulos gjithsesi potencoi se zgjidhja duhet të jetë në korniza të propozimeve të Athinës. Ajo që është me rëndësi në këtë moment nuk është emri i përbërë, por çështjet teknike dhe ato ligjore, për të cilat ka pasur kundërthënie nga të dyja palët.
Siç theksoi Sanakopulos, këto kundërthënie kanë të bëjnë me kërkesat për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, për të cilën pala greke vazhdon të këmbëngulë. Pala greke po bën vlerësimin e negociatave të deritanishme e për të cilat do të diskutohet në takimin e Vjenës me Nimicin në 30 mars në Vjenë.
