Maqedoni

Gazrat e dëmshëm nga avionët, kërkohen mënyra për uljen e ndotjes

26.03.2018 16:45

Aviacioni civil europian ka filluar aksionin për zvogëlimin e gazrave të dëmshëm që lëshojnë avionët në një periudhë dyvjeçare...

Për momentin, emetimi i gazrave të dëmshëm nga avionët është zvogëluar për 33%. Dëmet më të mëdha në këtë drejtim i bëjnë kompanitë me buxhet të ulët. 192 shtete për momentin po punojnë seriozisht për ndryshimin e motorëve të avionëve të tyre. Nga Ministria e Transportit po kërkojnë mënyra se si avio-kompanitë me buxhet të ulët të vazhdojnë të funksionojnë në vendin tonë, duke plotësuar kushtet e tenderimeve.
 
“IKAO miratoi një vendim historik, i pari i këtij lloji, sistem për uljen e emisioneve të gazit, me të cilin detyrohemi që nga viti 2020 të mos ketë më rritje të gazrave”,- tha Xhejn Hjup nga IKAO.
 
“Mbi territorin e Maqedonisë në nivel vjetor ka mbi 300.000 fluturime dhe dihet se si janë modelet e avionëve. Bëhet fjalë për procedurë, me të cilën kompanitë ajrore do të jenë në presion të madh për shkak se do të duhet të arrijnë një objektiv të caktuar, i cili do të jepet nga ana e industrisë. Me vet këtë, ato duhet të punojnë në përmirësimin e fluturimeve të tyre”,- deklaroi Goran Jandreoski nga Agjencia e Fluturimeve Civile.
 
“Do të punojmë në krijimin e shërbimeve më të mira për atë se si kompanitë me buxhet të ulët do të vazhdojnë të funksionojnë në Maqedoni dhe punojmë në atë që të përgatiten kushte më cilësore në këtë pjesë”,- u shpreh ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.