Maqedoni

Nuk ka ngecje në vendkalimet kufitare

21.07.2014 17:41

Për dallim nga ditët e vikendit ku kishte frekuentim të shtuar të automjeteve në vendkalimet kufitare...

Për dallim nga ditët e vikendit ku kishte frekuentim të shtuar të automjeteve në vendkalimet kufitare, gjatë ditës së sotme nuk vërehej një tollovi e tillë. 
 
Autoritetet doganore, thonë se mund të ketë prani më të madhe të cilët kalojnë kufirin vetëm në orët e mëngjesit, ndërkohë që në orët e mesditës, gjatë ditëve të punës nuk ka ngecje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç në Bogorodicë, ku pritet rreth 30 minuta.
 
Pritjet e gjata të makinave nuk vërehen edhe në vendkalimet  kufitare Bllacë dhe Tabanovcë. Në këto pika kufitare, numri i ardhjes së gurbetçarëve nuk ka ndikuar që qytetarët që kalojnë kufirin, të presin jo më shumë se 5 minuta të plota, këtë e bëjnë të ditur pas kamerave punonjësit kufitar.
 
Por, sipas doganierëve, ditët e vikendit rritet më shumë numri i automjeteve që kalojnë përmes kësaj pike kufitare, por megjithatë, kjo nuk rrit as në këto raste kohën e pritjes për ata që duhet të kalojnë.
 
HAMIDE IBRAHIMI