Taksa për “Rrugën e Kombit”, Kukës - Këshilli Bashkiak: anulojeni ose protestojmë

26.03.2018 19:44

Taksa prej të paktën 5 eurosh për të kaluar në “Rrugën e Kombit”....

Taksa prej të paktën 5 eurosh për të kaluar në “Rrugën e Kombit” do të sjellë edhe pasojën e parë negative të saj.

Kështu shoqëria që është e licencuar për të transportuar udhëtarët nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas, ka bërë të ditur se janë të detyruar për të rritur biletën e udhëtimit.

Më herët, Këshilli Bashkiak i Kukësit me një qëndrim të përbashkët i ka kërkuar Qeverisë dhe Parlamentit shqiptar anulimin e taksës ndërsa ka ftuar kuksianët që të ngrihen e të protestojnë.

Taksa minimale për të kaluar në “Rrugën e Kobit” do të jetë për motorët 2,5 euro, ndërsa më e larta për kamionët e rëndë 22.5 euro. Për automjetet kjo taksë do të jetë 5 euro, ndërsa për autobusët 10 euro. (Luljeta Ndoka, TVM2)