Stomatologët specialistë: Marrëveshja me FSSh-së ulë çmimet e shërbimeve

26.03.2018 19:59

Stomatologët specializantë që nuk kanë nënshkruar marrëveshje me FSSh-në...

Stomatologët specializantë që nuk kanë nënshkruar marrëveshje me FSSh-në, kërkojnë që shërbimet shëndetësore t’i kryejnë në llogari të shtetit që të mund të jenë konkurrues në treg.

Përfshirja e tyre në rrjetin shëndetësor do të sjellë uljen e çmimeve. Për momentin, pacientët që kurohen në ordinancat e këtyre stomatologëve paguajnë çmim 10 fish më të lartë se tek stomatologët që kanë marrëveshje me fondin dhe, sipas tyre, ky është një problem që zgjat me vite.

“Për momentin ne jemi në një situatë në të cilën pacientët na kërkojnë shërbime që duhet të jenë të mbuluara nga Fondi, por ne nuk kemi marrëveshje e nuk mund t’u ofrojmë shërbime të tilla. Kërkesa jonë si specialistë është që të lidhim marrëveshje me FSSh-në dhe pacientët tanë të kenë mundësi të shfrytëzojnë shërbimet që mbulohen nga fondi”,- deklaroi stomatologia, Aleksandër Trajkovski.

Ata janë takuar sot me ministrin Filipçe dhe me drejtorin e FSSh-së, Donçev. Në takimin e radhës, të planifikuar për javën e ardhshme, do të dihet qartë se sa stomatologë specializantë nuk kanë marrëveshje me FSSh-në.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se tanimë dy muaj po punojnë për realizimin e kërkesave të këtyre mjekëve.

Theksuan se në takimin e sotëm specializantët e stomatologjisë janë dakorduar me dinamikën e parashikuar për realizimin e këtyre kërkesave. (Merita Gashi, TVM2)