Rasti “Mitmarrja”, dëshmitari Nikollov konfuz në dëshmitë e tij
Dëshmitari në rastin “Mitmarrja”, Ivan Nikollov, nga Strumica...

Dëshmitari në rastin “Mitmarrja”, Ivan Nikollov, nga Strumica, në gjykatë dha dëshmi të dyshimta dhe konfuze në lidhje me ngjarjen e vërtet për rastin kundër liderin e LSDM-së Zoran Zaev.
Në seancën gjyqësore, Nikollov nuk ishte i sigurt se sa herë ka dhënë dhe ka plotësuar dëshminë paraprake para prokurorisë, kundërshtoi nënshkrimin e tij te një proces verbali para këtij organi dhe njëherit ndryshoi dëshminë se Zaevi i kishte kërkuar tre euro për metër katrorë shtesë si shpërblim për ndërtimin e kishës, për Zaevin dhe LSDM-në, e jo vetëm për kishën, siç kishte dëshmuar fillimisht para prokurorisë. Nikollov tha se Zaevi asnjëherë nuk i ka marrë ryshfet dhe pranoi se me vetëdije të plotë ka incizuar takimet me Zaevin.
Pala mbrojtëse dhe Zoran Zaev dyshojnë se Nikollov ka qenë inskenuar dhe shfrytëzuar nga policia për të bërë këtë pasi që ata kanë dyshime se Nikollov në të kaluarën ka pasur disa padi nga pushteti i kaluar.
“Dëshmitari Nikollov në disa raste tha para gjykatës se ka qenë i udhëzuar dhe se ka vepruar me urdhër të policisë dhe Prokurorisë Publike. Pranoi se ka tentuar të më kurdisë për këtë për të mësuar fjalë nga unë. Po dërgoj mesazh se drejtësia do të ketë në Maqedoni dhe gjithnjë të luftoj për këtë”,- deklaroi i akuzuari në rastin “Mitmarrja”, Zoran Zaev.
Nikollov nuk ishte i qartë edhe për mënyrën e përgatitjes së masave të veçanta të hetimit. Në seancë ai fillimisht deklaroi se zyrtarë të MPB-së dhe prokurorë ia kanë instaluar pajisjet në xhaketën e tij në Shkup, e cila e kishte lënë më herët në prokurori dhe se 30 minuta para mbajtjes se takimit me Zaevin, ata ia kanë sjellë për të veshur dhe incizuar Zaevin. Më pas, Nikollov ndryshoi dëshminë duke thënë se përgatitja ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Strumicë e jo në Shkup.
Në pyetjen e avokatit Filip Madarski, Nikollov pranoi se gjatë denoncimit të Zaevit në MPB rastësisht është takuar dhe kanë biseduar me ish-drejtorin e Byrosë për Sigurim, Mitko Çavkov, i cili ky i fundit para shoqëruesve policorë e kishte lavdëruar Nikollovin se gjoja ai është biznesmeni më i ndershëm.
Për avokatin tjetër, Vane Andreev, mbetet e paqartë përse Ivan Nikollov ka heshtur para tij, duke e ditur se Andreev është avokati i kompanive të Nikollovit dhe në asnjë moment nuk i ka treguar për “tentimin” e Zaevit për “mitmarrje”.
Nikollov pranoi se prokurori në dy-tre raste ka ardhur në Strumicë për t’u takuar ata dy. Njëherë ishin takuar te stacioni i autobusëve, ndërsa takimet tjera janë realizuar në kompaninë e tij.
Nikollov pranoi se Zoran Zaev i kishte ndihmuar atij dhe familjes së tij në shumë momente të vështira, por nuk i dha përgjigje Zaevit përse ai gjatë këtyre viteve me doemos dëshiron ta kurdisi Zaevin.
Edhe pse ishte e paralajmëruar në seancën e sotme, nuk u prezantua video-incizimi i plotë për këtë rast për shkak të paralajmërimit të prokurores se pret vendimin e gjykatës për ta ankimuar të njëjtin vendim në Gjykatën e Lartë. Seanca e ardhshme është caktuar më 12 prill. (Rexhep Qamili, TVM2)
