Gjykata Supreme: Çavkov, Mukoski dhe Vasilevski në arrest shtëpiak
Gjykata Supreme vendosi për ankesat e të dyshuarve lidhur me ngjarjet e përgjakshme...

Gjykata Supreme vendosi për ankesat e të dyshuarve lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit të vitit të kaluar.
Për të gjithë të dyshuarit shfuqizohen pikat 2 dhe 3 nga neni 165 i Ligjit për vepra penale si kusht për të vazhduar me masën paraburgim dhe arrest shtëpiak, njoftuan nga Gjykata Supreme. Për të dyshuarit, Krste Mukoski, Sasho Vasilevski, Mitko Çavkov, Munir Pepiq, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski, Oliver Popovski dhe Mitre Pitropovski masa paraburgim zëvendësohet me masën burg shtëpiak.
Të dyshuarit Zaharie Simovski, Ilia Slavevski, Gorance Angjelovski, Vlatko Trajkovski dhe Viliam Mihajlovski mbetën në paraburgim. Për të dyshuarit, Lupçe Dimovski, Igor Durulovski, Johan Tracullovski, Elena Doçevska Bozhinovska, ndaj të cilëve kishte masa të arrestit shtëpiak, iu është caktuar masa e kujdesit, pas çka gjykata i ka obliguar me paraqitje një herë në javë nëpër gjykatat më të afërta.
Për të dyshuarit, Stefan Mlladenovski, Sasho Markovski dhe Mihail Mlladenovski vazhdon masa e arrestit shtëpiak.
