Arrestimi i Marko Gjuriq, reagon BE-ja
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, tha për BIRN se thirrja e BE-së....

Policia e Kosovës kanë arrestuar në Mitrovicën e Veriut, të ashtuquajturin drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq për shkak se ai nuk ka respektuar ligjin e autoriteteve kosovare dhe ka shkelur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës.
Qindra qytetarët serbë protestuan tek ura kryesore e lumit Ibër në veri të Mitrovicës, pas arrestimit të Marko Gjuriqit, shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Gjuriq në fillim dërgohet në gjykatë e më pas dërgohet në Merdare për tu dëbuar në Serbi. Në jug situata është e qete, qytetarë të interesuar për situatën në veri po vëzhgojnë nga larg situatën te ura.
Ndërkohë pas arrestimit të Gjuriqit reagon BE- ja. Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, tha për BIRN se thirrja e BE-së për autoritetet e të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, është që të tregojnë përmbajtjen dhe maturinë e nevojshme në mënyrë që situata në teren në Kosovë të mos eskalojë më shumë.
Ajo shtoi se BE “shpreh keqardhje për ngjarjet e sotme, të cilat shkojnë në të kundërtën e normalizimit të marrëdhënieve”.
