Vuçiç dënon arrestimin e Gjuriçit nga policia e Kosovës

26.03.2018 21:49

Menjëhere pas arrestimit, dhe pas debërtimit të zyrtarit të lartë të qeveresisë së Sërbisë, Marko Gjuriç....

Menjëhere pas arrestimit, dhe pas debërtimit të zyrtarit të lartë të qeveresisë së Sërbisë, Marko Gjuriç ka reaguar Beogradi zyrtar.

Presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiç në një konferencë për media ka dënuar ashpër aktin e sotëm në Mitrovicën e Veriut ndaj zyrtarit të lartë sërb duke shtuar se pala kosovare është ajo e cila nuk respekton marëveshjet.

Sipas Vuçiçit në kuadër të bisedimeve Prishtinë-Beograd që po zhivllohen në Bruksel është arritur marëveshje që autoritet serbe për të hyrë në Kosovë duhet të paraljamërohen autoritet e Kosovës dhe jo të marrin leje për të hyrë në Kosovë. Sipas presidentit serb, zyrtari i lartë Marko Gjuriç për hyrjë në Kosovë e ka pasur të kompletuar dokumentacionin dhe me këto ai  i përgënjeshtron informacionet nga pala kosovare për siç thotë se Gjuriç ka hyrë pa leje në  Kosovë.

Gjithmonë sipas presidentit serb për hyrje në Kosovë të zyrtarëve serb nevojitet paralajmërim paraprak 24 orë para kohe.

Ndërsa paralajmërimi 72 orë më herët vlen vetëm për kryeministrin dhe presidentin e Sërbisë, deklaroi Vuçiç.