Maqedoni
Kuvend, debat publik rreth ndryshimeve të Ligjit për media
27.03.2018 11:33
Në organizim të Komisionit kuvendor për çështje europiane, sot do të mbahet debat publik...

Në organizim të Komisionit kuvendor për çështje europiane, sot do të mbahet debat publik me temë “Propozim ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Shërbime mediatike, audio dhe audiovizuale”.
Sipas komisionit, për shkak të rëndësisë së temës, me qëllim të debatit të gjerë dhe konstruktiv, në debatin publik janë të ftuar anëtarë të Qeverisë, mediave, portaleve, shoqatave gazetareske, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe të organizatave joqeveritare.
Në debatin publik do të marrin pjesë edhe deputetë, të cilët janë anëtarë të komisioneve për politikë të jashtme, për transparencë, lidhje dhe ekologji, të Komitetit të përzier parlamentare - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Europian dhe të Këshillit Nacional për Eurointegrime.
