Maqedoni

Ministrja austriake Knajsël, qëndron për vizitë pune në Maqedoni

27.03.2018 11:52

Ministri federal për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme i Republikës së Austrisë, Karin Knajsël...

Ministri federal për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme i Republikës së Austrisë, Karin Knajsël, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
 
“Në takim do të bisedohet për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy vendeve, potencialet ekonomike për bashkëpunim, si dhe thellimin e tyre”,- kumtoi MPJ.
 
Nga kjo ministri theksojnë se bisedimet do të përqendrohen në integrimin europian të Republikës së Maqedonisë dhe prioritetet e presidencës austriake me Bashkimin Europian në gjysmën e dytë të vitit 2018, e në dritë të Strategjisë së Komisionit Europian për zgjerim me vendet nga Ballkani Perëndimor deri në vitin 2025.
 
Në kuadër të vizitës, ministrja Knajsël do të realizojë takim edhe me kryeministrin, Zoran Zaev, si dhe me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje europiane, Bujar Osmani.