Maqedoni
Dimitrov: Dëbimi i diplomatëve rusë, mbrojtje e interesave të shtetit
27.03.2018 12:13
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, përmes një postimi në rrjetin Twitter ka reaguar për dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia...

Ai shkruan se dëbimi i diplomatit rus, mes tjerash, është bërë edhe për mbrojtje të interesave të sigurisë së shtetit. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Garet, e përshëndeti vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për dëbimin e diplomatit rus nga vendi.
“E përshëndes vendimin e Maqedonisë si një pjesë e një veprimi të jashtëzakonshëm dhe të bashkuar nga bashkësia ndërkombëtare kundër sulmit rus me gaz nervor në tokën britanike. Shprehje e fuqishme e solidaritetit”,- shkroi ambasadori Garet në Twitter. Pas vendimit të Maqedonisë që të dëbohet diplomati rus, ka reaguar edhe Ambasada e Rusisë në Maqedoni. Ata theksuan se pasojat e këtij veprimi do t’i ketë vetë shteti i Maqedonisë.
