Maqedoni

Gjykata Penale, seanca gjyqësore për tre lëndët e PPS-së

27.03.2018 12:45

Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë gjyqësore për lëndët e PPS-së “Shënjestra”, “Fortesa” dhe “Dhuna në Qendër”...

Lëndët “Shënjestra” dhe “Fortesa” kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme dhe shkatërrimin e materialit të përgjimeve, të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski, dhe i punësuarit në DSK, Nikolla Boshkovski, të cilët ndodhen në paraburgim në Greqi, ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska, dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov. 
 
Ndërkohë, seancë gjyqësore është caktuar edhe për lëndën “Dhuna në Qendër”, ku të akuzuar janë 12 persona, mes të cilëve edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova. Të akuzuarit në këtë lëndë ngarkohen për nxitje të dhunës që ndodhi gjatë protestave të vitit 2013 në komunën Qendër në Shkup.