Botë

Erdogan: Zgjerimi i BE-së pa Turqinë do të ishte gabim i rëndë

27.03.2018 13:19

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi dje se do të ishte një “gabim i rëndë” që Europa ta shtynte Turqinë jashtë politikës së saj të zgjerimit....

“Do të ishte një gabim i rëndë për Europën, e cila synon të jetë një forcë globale, ta shtynte Turqinë jashtë politikës së saj të zgjerimit”,- tha Erdogan gjatë një konference të përbashkët për media në samitin Turqi - BE, që po zhvillohet në qytetin Varna të Bullgarisë. “Operacionet tona kundër terrorizmit jo vetëm që kontribuojnë në sigurinë tonë dhe të sirianëve, por edhe në sigurinë e Europës”,- tha ai.
 
“Tani ne presim mbështetje të fortë nga Europa për çështje të ndjeshme, si lufta kundër terrorizmit, në vend të kritikave të paqëndrueshme dhe të padrejta”,- shtoi ai. Po ashtu, Erdogan tha se Ankaraja është duke shpresuar të fillojë procesi për të rinovuar bashkimin doganor me BE-në.
 
Presidenti turk u bëri thirrje shteteve të BE-së të bashkëpunojnë për stabilitet dhe mirëqenie në Ballkan dhe rajone të tjera të interesit ndërkombëtar.