Goli i James Rodriguez më i bukuri në Brazil 2014
Goli më i bukur i Kupës së Botës në Brazil, është zgjedhur ai i trransferimit më të ri të Real Madrid

Goli më i bukur i Kupës së Botës në Brazil, është zgjedhur ai i trransferimit më të ri të Real Madrid, James Rodriguez. Katër milionë përdorues të ueb faqes zyrtare Fifa.com, votuan për golin e tij spektakolar të shënuar në fitorën e Kolumbisë ndaj Uruguajit, në raundin e parë të fazës së eliminimeve.
Goli i dytë më i bukur nga ana e votuesve është shpallur “fluturimi”, i Robin Van Persie, i cili me kokë kishte realizuar golin e parë kundër kombëtarës së Spanjës, ndërsa kolumbiani pos që ka zënë vendin e parë, me golin e tij të shkëlqyeshëm kundër Japonisë, fitoj edhe pozitën e tretë nga votuesit. Rodriguez u bë fituesi i tretë që fitoi këtë çmim nga Amerika e Jugut, pas argjentinasit Maxi Rodriguez dhe Diego Forlan të Uruguait.
Ndryshe, në konkurencë për tu shpallur goli më I mirë I botërorit, ishin gjithsej 15 gola, me ç`rast ai i Xherdan Shaqirit kundër Hondurasit u pozicionua në pozitën e 10-të, ndërsa i Granit Xhakës kundër Francës i 14-ti.
