Maqedoni
Dimitrov: Diplomati i dëbuar rus tentoi të marrë informata të klasifikuara. Knajsëll: Austria është solidarizuar me Britaninë
27.03.2018 15:06
Vendimi për dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia mbështetet në dy elemente...

Vendimi për dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia mbështetet në dy elemente, atë ndërkombëtar - që ka të bëjë me sulmin që ndodhi me armatimin kimik në Britaninë e Madhe, pas çka erdhi deri te solidarizimi që kërkuan aleatët tanë. Por, elementi i dytë është edhe për shkak se diplomati i dëbuar ishte person që me veprimet e tij ka dalë jashtë mandatit diplomatik dhe dispozitave të Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike, sqaroi shefi i Diplomacisë, Nikolla Dimtorov.
“Ky ishte reaksion në funksion të mbrojtjes së interesit shtetëror, integritetit të institucioneve dhe sigurisë së shtetit. Dëshirojmë të kemi marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet që nënkuptojnë sinqeritet dhe mirëkuptim për interesat strategjike të të dyja palëve”,- deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Dimitrov nuk e bëri të ditur identitetin e diplomatit rus, por tha se ai ka tentuar të marrë informata të klasifikuara, të rëndësishme për sigurinë e Maqedonisë.
“Do të ketë interes për identitetin e diplomatit. Ne jemi të obliguar ta mbrojmë edhe për shkak të respektit ndaj shtetit të tij, Federatës ruse, por edhe për shkak të sigurisë personale të personit do të ishte shumë e dëmshme të spekulohet. Njohuritë tona janë të evidentuara dhe nuk kemi dilema se ka pasur tentime të tilla”,- deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Këto prononcime Dimitrov i bëri pas takimit me kolegen e tij austriake, Karin Knajsëll, me ç’rast ky i fundit tha se Austria është deklaruar si shtet që është solidare me Britaninë e Madhe për sa i përket përkrahjes së sulmit kimik, por kur bëhet fjalë për dëbim të diplomatëve, ajo është çështje bilaterale për vlerësim.
“Gjatë kohërave të vështira me rëndësi është që t’i lëmë të hapura kanalet e komunikimit. Austria udhëheq politikë neutrale dhe çdoherë kemi pasur rolin e shtetit që ndërton ura. Kjo është tradita e Diplomacisë austriake”,- theksoi ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë, Karin Knajsëll.
Vendimi i MPJ-së për dëbimin e diplomatit rus u mor pas konsultimit me aleatët nga NATO dhe BE. Ndërkohë, Ambasada ruse në Twitter kërcënoi vendin se do të bart përgjegjësi për dëbimin e diplomatit rus.
FLUTURA LATIFI
