Botë
UNICEF: 2 milionë fëmijë jashtë shkollave në Jemen
27.03.2018 16:27
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar se rreth dy milionë fëmijë gjenden jashtë shkollave në Jemen...
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar se rreth dy milionë fëmijë gjenden jashtë shkollave në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Rreth gjysmë milioni fëmijë kanë braktisur shkollën që nga ekskalimi i konfliktit në vitin 2015 në Jemen, duke e çuar numrin total të fëmijëve jashtë shkollave në dy milionë”, tha UNICEF përmes një deklarate.
“Pothuajse tre të katërtat e mësuesve të shkollave publike nuk kanë marrë paga për më shumë se një vit, duke vënë arsimin e 4.5 milionë fëmijëve shtesë në rrezik të madh”, paralajmëroi UNICEF.
