Maqedoni

Prokuroria Publike, 30 të akuzuar për dhunën në Kuvend. Jovevski: rikualifikimi i lëndës për Almirin, votuan edhe prokurorët shqiptarë

27.03.2018 17:00

Prokuroria Publike ka ngritur akuza kundër 30 personave për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar...

Prokurori, Lubomir Jovevski, tha se ata ngarkohen me akuzën “kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ndërsa dy prej tyre për ndihmë në kryerjen e veprës penale.
 
Në mesin e të akuzuarve ka edhe deputetë të VMRO-DPME-së, të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe organizatorë të së ashtuquajturës nismën “Për Maqedoni të bashkuar”.
 
“Prokuroria do të dëshmojë se këta persona e kanë kryer veprën penale. Të akuzuarit, për qëllim që të kërcënojnë sigurisë, siç është theksuar në akuzë, kanë nxituar aktin e dhunës, me çka kanë rrezikuar jetën e deputetëve, gazetarëve dhe personave zyrtarë të punësuar në Kuvend”,- deklaroi kryeprokurori, Lubomir Jovevski.         
                                                            
Kryeprokurori Jovevski është pyetur nëse ka ndarje etnike në organet e drejtësisë, siç ishte rasti me rikualifikimin e lëndës për Almir Aliun, por Jolevski e mohoi një ndarje të tillë.
 
“Prokuroria ka rikualifikuar aktakuzën sepse ishte e sigurt se nëse mbetet në akuzën e vjetër, gjykata do të sjellë vendim për lirim. Thashë se kjo nuk varet nga vullneti i Prokurorisë, por kualifikimi i veprës penale dikton në provat e lëndës. Ishte përmendur se ekspertizat janë vonuar dhe këto janë siguruar më vonë gjatë diskutimit kryesor. Në pjesën e këtyre pyetjeve nuk e di nga ku e keni faktin se prokurorët shqiptarë do të largohen. Procedurë e tillë nuk është iniciuar, bëhet fjalë për momentin për shkelje të Kodeksit të Prokurorëve Publikë. Për këtë do të vërtetojë Këshilli nëse do të iniciojë procedurë. Po ashtu në këtë pjesë nuk është i saktë konstatimi se prokurorët janë të ndarë në bazë etnike, për shkak se për rikualifikimin kanë votuar edhe prokurorë të cilët i takojnë bashkësisë etnike shqiptare”,- theksoi  kryeprokurori, Lubomir Jovevski. 
 
Jovevski thotë se kjo është punë e prokurorëve, prandaj edhe nuk është mirë që emrat t’i publikojë në konferencën për shtyp.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU