Maqedoni
Dëbimi i diplomatit rus, Ivanov: Hap i nxituar
27.03.2018 18:13
Solidarizimi i Maqedonisë me Mbretërinë e Bashkuar për rastin “Skripas” dhe dëbimi i një diplomati rus...

Solidarizimi i Maqedonisë me Mbretërinë e Bashkuar për rastin “Skripas” dhe dëbimi i një diplomati rus, ka hasur në qëndrime kundër. Presidenti, Gjorge Ivanov, e ka quajtur hap të nxituar.
“Duke i pasur parasysh se vendimet për dëbim të diplomatëve rusë nuk janë shprehje e harmonizuar me qëndrimet e vendeve anëtare të BE-së, por për vendimet individuale të vendeve të anëtareve të BE-së, presidenti i Republikës së Maqedonisë, vlerëson se vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme është i nxituar”, – njofton kabineti i presidentit.
Baçev: vendim kundër interesave tona; Vankovska: shtet i varur, vendim me porosi
Edhe Organizata “Maqedonia e vetme” e Baçevit ka dënuar vendimin e MPJ-së.
“Vendimi i këtillë i bullgarit maqedonas, Nikolla Dimitrov, është precedencë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare edhe në shkencë, se si një shtet e shfrytëzon diplomacinë kundër interesave të veta. Maqedonia po dëbon diplomatë të Rusisë, e cila asnjëherë nuk e ka rrezikuar suverenitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë, emrin dhe identitetin e popullit maqedonas”,- theksoi Janko Baçev nga “Maqedonia unike”.
Sipas profesoreshës universitare, Biljana Vankovska, vendimi për solidarizim është karakteristikë e shteteve që ndërtohen më ndikim ndërkombëtar.
“Vendet si vendi ynë janë lëndë e ndërtimit ndërkombëtar të shtetit. Kjo është ajo kur nga jashtë ju thonë: nëse duhet të dëboni ndonjë diplomat të ndonjë fuqie të madhe, pa kritere, ju thonë se duhet të dëboni një dhe ju vendosni në solidaritet me të, pa asnjë bazament racional për një veprim të tillë”,- theksoi profesori universiteti, Biljana Vankovska.
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në konsultim të ngushtë me partnerët e Maqedonisë në BE dhe NATO dhe në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar, ka vendosur të dëbojë një diplomat të Federatës Ruse në Maqedoni për shkak të rastit “Skripal”.
Nga rajoni, edhe Shqipëria vendosi të dëbojë dy diplomatë rusë, ndërsa Kroacia, një.
Në shenjë solidarizimi më shumë diplomatë rusë kanë dëbuar ShBA-të, përkatësisht 60 persona dhe Ukraina 13 të tillë.
SHPËTIM NUREDINI
