Zaev: Pas dëbimit të diplomatit rus, nuk pritet prishja e marrëdhënieve me Rusinë
27.03.2018 18:59
Kryeministri, Zoran Zaev, nuk pret prishje të marrëdhënieve me Rusinë....

Kryeministri, Zoran Zaev, nuk pret prishje të marrëdhënieve me Rusinë pas dëbimit të diplomatit rus, pasi, siç tha ai, diplomati duhej të respektonte konventën e Vjenës.
“Qëndrimet zyrtare të personaliteteve të larta të Federatës ruse janë se ligjet duhet respektuar dhe shërbimet që punojnë kudo, që janë përfaqësues të akredituar zyrtarë qoftë të Maqedonisë në Rusi, të Rusisë në Maqedoni, apo kudo në botë, patjetër ta respektojnë konventën e Vjenës dhe tërë ajo që nënkupton obligim ndërkombëtar, por edhe ligjet e vendeve amë”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev. (Kaltrina Maksuti, TVM2)
