Maqedoni

Los Angjeles, policia beson se ka gjetur trupin e Adea Shabanit

28.03.2018 11:02

Zyrtarët e policisë në Los Angjeles kanë gjetur një trup të pajetë i cili besohet të jetë trupi i aktores dhe modeles nga Maqedonia, Adea Shabanit....

Sipas policisë, trupi është gjetur rreth 50 milje larg Sakramentos, i cili besohet se i përket 25-vjeçares së zhdukur një muaj më parë. Policia beson se Shabani është vrarë dhe se i dashuri i saj, Christopher Spotz, është i përfshirë në vdekjen e saj.

Spotz ka vrarë veten javën e kaluar, pasi është ndjekur nga policia. Policia tha se autopsia do të përcaktojë se si ka vdekur Shabani. Ajo është parë për herë të fundit më 23 shkurt me Spotzin në Hollivud, tha policia. Adea Shabani ka lënë Maqedoninë për të studiuar aktrimin në Los Angjeles dhe ka jetuar atje për më pak se dy vjet.