Ligji për përdorimin e gjuhëve, Zaev: Presim zgjidhje nga Kushtetuesja
Kryeministri, Zoran Zaev, ripërsëriti sërish sot se një nga mundësitë për të zhbllokuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve.....

Kryeministri, Zoran Zaev, ripërsëriti sërish sot se një nga mundësitë për të zhbllokuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve është iniciativa në Kushtetuese për të parë nëse vendimi i Ivanovit për mosnënshtrim e dekretit është në pajtim me Kushtetutën. Zaev nuk zbuloi mundësitë tjera të cilat shqyrtohen për debllokimin e procesit të shpalljes së ligjit.
“Zgjidhja para Gjykatës Kushtetuese është e pritshme që të ndajë kompetencat dhe të japë udhëzime për zgjidhje. Të mos nisim interpretime individuale të çështjeve, ndërsa juristët që punojnë parasëgjithash në Kuvend dhe një pjesë në Qeveri përpunojnë edhe mekanizma të tjerë për zgjidhjen e këtij problemi, për demokraci funksionale dhe shtet funksional, d.m.th. edhe gjetjen e zgjidhjeve për precedenca te këtilla siç është mosnënshkrimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve edhe pas miratimit të tretë”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
VMRO-DPMNE vazhdon të insistojë në anti-kushtetutshmërinë e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Nga Partia e Mickovskit si zgjidhje e shohin vetëm ripërpilimin e ligjit.
