VMRO-DPMNE: Riarrestimi - presion, LSDM keqpërdor institucionet

28.03.2018 19:33

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj riarrestimit të mbrëmshëm të anëtarëve të saj...

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj riarrestimit të mbrëmshëm të anëtarëve të saj, të akuzuar për dhunën e 27 prillit në Kuvendin republikan.

Sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, thotë se “Maqedonia është robëruar nga LSDM, ligjet nuk respektohen, institucionet keqpërdoren për të treguar forcë politike, duke keqpërdorur fatet e njerëzve”.

Sipas Janushevit, edhe përkundër vendimit të Gjykatës Supreme, Gjykata dhe Prokuroria partiake e LSDM-së në mënyrë të jashtëligjshme ka sjellë vendim për t’i privuar përsëri nga liria pesë persona të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit.