Zaev: Autostrada për në Bllacë, shumë shpejt realitet

28.03.2018 20:12

Këshilli ekonomik i Qeverisë nesër do të diskutojë rreth opsioneve për ndërtimin e autostradës deri në Bllacë....

Këshilli ekonomik i Qeverisë nesër do të diskutojë rreth opsioneve për ndërtimin e autostradës deri në Bllacë. 

Tashmë janë siguruar 1.2 milionë euro për riprojektimin e kësaj pjese të autostradës. Tenderi për ndërtim do duhet të shpallet më së voni deri në muajin nëntor të këtij viti, ndërsa ndërtimi të fillojë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Kryeministri Zaev thotë se në qeveri tashmë kanë arritur edhe oferta për mundëqi të tjera financimi , të cilat po shqyrtohen.

“Nga ana e kompanive, bashkë me financimin, ofrohet edhe mundësia menjëherë të fillohet me realizim deri në riprojektimin e pjesëve problematike. Këtë e them për të treguar sa është e madhe dëshira që shpejtë të fillojmë me këtë rrugë. Të theksoj edhe njëherë se kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për shkëmbimin tregtar të Maqedonisë dhe ne vërtetë shohim mundësi serioze për hapjen e fronteve të reja për rritjen edhe të importit edhe të eksportit me Kosovën”, - deklaroi  Zaev.

Për vitin e ardhshëm qeveria ka siguruar 270 milion euro për ndërtimin, rikontruimin dhe riparimin e më shumë se 60 akseve rrugore në gjatësi prej 800 kilometrash.