LSDM: Çfarë bënte Mickovski në Kuvend më 27 prill
28.03.2018 20:41
Nga LSDM ndërkohë kanë pyetur kreun e VMRO-së, Miskovskin...

Nga LSDM ndërkohë kanë pyetur kreun e VMRO-së, Miskovskin, se çfarë bënte në Kuvend të enjten e përgjakur të 27 prillit.
Prania e Mickovskit është faktuar me foto dhe nga LSDM ngrenë dyshime nëse Mickoski ka pasur ndonjë rol organizues në gjithë këtë ngjarje, apo ka koordinuar ndonjë nga personat që është futur në Kuvendin e Maqedonisë.
LSDM-ja pyet Mickovskin: a thua vallë kështu ai e kupton demokracinë dhe sundimin e së drejtës, dhe a thua vallë kjo qasje është vizioni i ri i mënyrës së vjetër të funksionimit të VMRO-DPMNE-së? Nga kjo parti kërkojnë që Mickoski të japë sqarime për praninë e tij në Kuvend sepse qytetarët duhet ta dinë të vërtetën.
