Kontesti rreth emrit, Zhbogar: ka përkushtim, kjo është gjë e mirë

28.03.2018 21:13

BE pret me padurim dy takimet që do të realizohen këtë javë mes ekipeve negociatore të Maqedonisë dhe Greqisë....

BE pret me padurim dy takimet që do të realizohen këtë javë mes ekipeve negociatore të Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me çështjen e emrit. Euroambasadori, Samuel Zhbogar, thotë se ka përkushtim dhe diskutimet po intensifikohen dhe kjo është gjë e mirë.

“Është mirë që diskutimet vazhdojnë dhe intensifikohen. Ne e shohim se në të dyja anët ka një angazhim për të gjetur një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Ne presim me padurim takimet që do të mbahen këtë javë. Si Bashkim Europian, ne e monitorojmë nga afër këtë çështje dhe, sigurisht, e mbështesim procesin nga anash”,- deklaroi ambasadori i BE-së në RM, Samuel Zhbogar.