Dëbimi i diplomatëve rusë, Kremlini: Përgjigje, kur të vijë momenti

28.03.2018 21:30

“Rusia do të reagojë në mënyrën adekuate për dëbimin e diplomatëve të saj atëherë kur të vijë koha....

“Rusia do të reagojë në mënyrën adekuate për dëbimin e diplomatëve të saj atëherë kur të vijë koha e duhur e kur kjo të jetë në interes të Rusisë”,- ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. 

“Ky është një vendim kolektiv, është një shfaqje e solidaritetit, një solidarizim i cili nuk ka asnjë të vërtetë me Londrën. Përgjigja ndaj këtij veprimi do të jepet kur të vijë koha, çdo gjë do të bëhet në përputhje me interesat e Rusisë”,- deklaroi Peskov, duke shtuar se pretendimet ndaj Rusisë nuk kanë asnjë bazë dhe provë.

“Fillimisht, 20 apo 30 vendet që morën vendimin për dëbimin e diplomatëve janë vetëm një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare është shumë më e larmishme dhe përfshin shumë vende të tjera. Së dyti, në mesin e vendeve që janë solidarizuar me Londrën, ka vende që mendojnë se janë të dobëta dhe me argumente të pamjaftueshme që përfshijnë akuza serioze, duke treguar si adresë Moskën”,- theksoi Peskov.