MAQEDONI-BULLGARI

Jolevski për vizitë zyrtare në Sofje

22.07.2014 11:39

Siç u paralajmërua, ministri Jolelvski do të ketë takim me homologun e tij bullgar, Angel Najdenov....

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Zoran Jolevski, i cili e udhëheq delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Siç u paralajmërua, ministri Jolelvski do të ketë takim me homologun e tij bullgar, Angel Najdenov.

Në kuadër të vizitës në Sofje, ministri Jolevski do të takohet edhe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Todor Çurov, me kryetarin e Parlamentit të Bullgarisë, Mihail Mikov dhe me kryetarin e Komisionit për siguri të brendshme dhe rend publik.