Botë
Taksa e “Rrugës së Kombit”, Haradinaj kundër: Është e ekzagjeruar
29.03.2018 11:55
Pas protestave të djeshme të shoferëve të kamionëve nga Kosova, reagimet ndaj taksës së vendosur për “Rrugën e Kombit” kulmuan me deklaratën e kryeministrit, Ramush Haradinaj...

Shefi i ekzekutivit kosovar tha se Rama duhet të përfundojë rrugën e nisur nga Berisha, e më pas të vendosë taksën. Taksa prek më së shumti kosovarët, thekson Haradinaj, i cili bën një llogari të thjeshtë.
Për shkak të mospërfundimit të rrugës, ata, sipas tij, humbin me amortizim makine e kohë, e duke i shtuar edhe 5 eurot e taksës, e gjithë kjo, për kryeministrin e Kosovës, është e ekzagjeruar.
“Ta bëjnë atë rrugë se ka mbetur keq shumë. Që të kalosh nga Morina e deri diku te tuneli është tmerr. Është e papërfunduar, ato ura, ato dy nivelizime të këqija, është rrugë e rrezikshme. Është mandati i dytë i Edi Ramës dhe duhet ta përfundojë këtë rrugë. Ka mbetur pjesa nga kufiri me Kosovën, në ngjitje të tunelit; ka mbetur pjesa kur mbërrijmë në Milot dhe pjesa deri në Vorë. Të thuhet do vendosim kritere, mirëmbajtje dhe këtë taksë, atëherë jemi në rregull. Unë e paguaj me qejf, jo 5 euro, por sa të duash, ama mos na e lë rrugën ashtu”,- deklaroi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
