Botë
Francë, tenton të shtypë ushtarët, kërkohet shoferi
29.03.2018 12:10
Në ditën e funeralit të 4 viktimave nga sulmi i 23 marsit, një tjetër incident ka tronditur Francën....

Një drejtues automjeti është në arrati, teksa më herët u përpoq të shtypte një grup ushtarësh që po vraponin pranë kazermave të tyre në juglindje të vendit.
Ushtarët u hodhën në një gropë të gjendur aty pranë, për të shmangur automjetin që po vinte drejt tyre pranë qytetit të Grenobles. Forcat e Xhandarmërisë u dërguan menjëherë për patrullim në zonat përreth, të cilët janë vënë në kërkim të automjetit me targën tashmë të identifikuar.
