Maqedoni
Filipçe: Ministria e Shëndetësisë ka ulur çmimet e barnave
29.03.2018 14:45
Ministria e Shëndetësisë ka ulur çmimet e barërave të listës pozitive. Siç bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe...

Ministria e Shëndetësisë ka ulur çmimet e barërave të listës pozitive. Siç bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, maksimalisht janë ulur çmimet e 336 generikëve dhe 222 barëra inovative.
Kursimi nga kjo ulje te gjenerikët në nivel vjetor do të arrijë në 993 mijë euro, derisa te ato inovative arrin në një milion e 388 mijë e 600 euro, të cilat siç tha ministri do të mund të shërbejnë për zgjerimin e listës pozitive.
“Ulja e çmimeve maksimale shkakton uljen e çmimeve me shumicë dhe pakicë të ilaçeve që do të vlejë nga 1 prilli i vitit 2018. Në përgjithësi është ulur çmimi i 40 deri në 50% të barërave. Kjo ulje e çmimeve mundëson ilaçe më të lira për qytetarët, pasi kjo ulë edhe çmimet në barnatore dhe gjithsesi mundëson kursim për rritjen e listës pozitive të ilaçeve”,- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ministri po ashtu bëri të ditur se po punohet edhe në gjetjen e zgjidhjes për problemin e mungesës së barërave me recetë nëpër barnatore, disa ditë pas fillimit të muajit. Si zgjidhje për këtë ai paralajmëroi ndryshimin e pagesës ndaj barnatoreve.
GYLTENE SINANI
