Rasti “Thesari”, nëse Grujevski nuk ekstradohet, do të gjykohet me procedurë të veçantë
Gjykata Penale vendosi që të shtyhet seanca për rastin “Trezor” për më 17 maj...

Gjykata Penale vendosi që të shtyhet seanca për rastin “Trezor” për më 17 maj për shkak të mungesës së përgjigjes për ekstradimin e të akuzuarit të dytë në këtë rast, Goran Grujevskit.
Avokati i Grujevskit, Petar Vasilev, tregoi se deri ku është procedura e kërkesës për ekstradim të Grujevskit, ku tregoi se kjo lëndë është në fazën e ankesës në Gjykatën e Lartë në Athinë, ku është caktuar seancë më 27 prill.
Ndërkohë, gjykatësja, Gjeneta Bektoviç, tha se nëse deri më 17 maj në Maqedoni nuk ekstradohet ish-shefi i Drejtorisë së pestë të DSK-së, Goran Grujevski, do të gjykohet me procedurë të veçantë. Kjo është hera e dytë që anulohet seanca për shkak të mungesës së Grujevskit në lëndët “Shënjestra - Fortesa”.
Të akuzuarit në këto lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-komandat i Departamentit të pestë, Goran Grujevski, i cili është në paraburgim në Greqi, ish-shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ndihmës-ministri në MPB dhe ish-anëtar i bordit drejtues të TELEKOM-it, Nebojsha Stajkoviç, me arsyen se kanë keqpërdorur paratë e shtetit për blerjen e pajisjeve dhe pasurim personal.
Bëhet fjalë për akuzë dhe keqpërdorim të parave për blerjen e softuerëve nga jashtë shtetit për nevojat e departamentit të pestë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
