Dy ushtarë turq e humbën jetën në kufirin me Sirinë
Përleshja e armatosur ka ndodhur kur patrulla ushtarake kanë ndaluar një grup kontrabanduesish të cilët kanë tentuar të kalojnë nga Siria në rajonin Xhjlanpinar, në Turqinë Juglindore......

Dy ushtarë turq e humbën jetën, ndërsa një është lënduar në përleshjet me kontrabanduesit e dyshuar në afërsi të kufirit sirian, deklaroi sot guvernatori i provincës Sanliurf, Izetnik Kiçnik.
Përleshja e armatosur ka ndodhur kur patrulla ushtarake kanë ndaluar një grup kontrabanduesish të cilët kanë tentuar të kalojnë nga Siria në rajonin Xhjlanpinar, në Turqinë Juglindore.
“Dy ushtarë e humbën jetën, ndërsa një është lënduar. E dimë se në anën tjetër ka viktima”, deklaroi Kiçik, duke shtuar se është rritur siguria në këtë rajon dhe se janë sistemuar automjete të blinduara.
