Komuna e Tearcës, zgjidhet kryesuesi i Këshillit

29.03.2018 18:13

Komuna e Tearcës më në fund zgjodhi kryesuesin e Këshillit

Komuna e Tearcës më në fund zgjodhi kryesuesin e Këshillit. Fexhri Selmani, i cili ishte bartës i listës së BDI-së, është zgjedhur me dhjetë vota “pro”.

Kanë reaguar nga “Aleanca me Besë”, duke u distancuar nga këshilltari i këtij koalicioni që kishte votuar pro zgjedhjes së Selmanit për kryesues të Këshillit të komunës së Tearcës.

Ka reaguar kryetari i degës së Lëvizjes “Besa” nga komuna e Tearcës, Daut Memishi, i cili në profilin e tij në facebook ka shkruar se: këshilltari, Samir Emurllai,  ka tradhtuar koalicionin “Aleanca me Besë” që, siç thuhet, për interesa personale, si premtim që ia ka dhënë BDI-ja, ka votuar këshillin komunal të Tearcës, duke vepruar kokë në vete dhe duke u bërë pjesë e BDI-së kundër këshilltarëve të Besës dhe Aleancës.

“Ne si degë e Lëvizjes Besa në komunën e Tearcës dhe si koalicion -thuhet më tej në këtë reagim - distancohemi nga ky këshilltar tashmë i BDI-së dhe se nuk ka më asgjë të përbashkët me Besën dhe Aleancën për Shqiptarët”.