Dibër, reformat në shëndetësi rrisin cilësinë

29.03.2018 19:15

Me bashkimin e Shtëpisë së shëndetit dhe Spitalit të përgjithshëm në Dibër do të rritet kualiteti i shërbimeve shëndetësore....

Me bashkimin e Shtëpisë së shëndetit dhe Spitalit të përgjithshëm në Dibër do të rritet kualiteti i shërbimeve shëndetësore, tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Vladimir Milloshev, në takimin që mbajti me strukturat dhe drejtuesit e dy qendrave shëndetësore në Dibër.

“Ky bashkim është në drejtim të procesit të reformave dhe do të paraqesë kursim të shpenzimeve materiale, por nënvizoi se asnjë nga të punësuarit nuk do të largohet nga puna dhe shërbimi do të jetë më kualitativ”,- tha Milloshev.

Dy drejtorët, Baki Halili dhe Jetlum Pasholli, e njoftuan Sekretarin shtetëror se spitali i Dibrës kryen shërbime të rreth 40 mijë banorëve, ku janë të punësuar 164 persona, prej të cilëve rreth 80 persona janë kuadër shëndetësor.

“Prezenca e Sekretarit shtetëror na e paraqiti që statusi i Spitalit të përgjithshëm do të jetë spital i përgjithshëm me shërbime të zgjeruara, ç’kuptojmë me këtë patronazh, se ndihma e shpejtë, vaksinimi do të përfshihen në këtë spital”,- theksoi Halili.

Me qëllim të motivimit të mjekëve, Milloshev theksoi se deri në fund të vitit paga mujore e mjekëve specialistë do të arrijë deri në 70 mijë denarë. (Atli Dema, TVM2)