Taksa e “Rrugës së Kombit”, Haradinaj kundër: Është e ekzagjeruar!

29.03.2018 20:49

Pas protestave të djeshme të shoferëve të kamionëve nga Kosova...

Pas protestave të djeshme të shoferëve të kamionëve nga Kosova, reagimet ndaj taksës së vendosur për “Rrugën e Kombit”,  kulmuan me deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit kosovar , tha se Rama duhet të përfundojë rrugën e nisur nga Berisha, e më pas të vendosë taksën. Taksa prek më së shumti kosovarët, thekson Haradinaj, i cili bën një llogari të thjeshtë. Për shkak të mospërfundimit të rrugës, ata, sipas tij, humbin me amortizim makine e kohë, e duke i shtuar edhe 5 eurot e taksës, e gjithë kjo, për kryeministrin e Kosovës, është e ekzagjeruar.