Maqedoni

Vjenë, sot raundi i ri i bisedimeve për emrin

30.03.2018 11:10

Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kociajs...

Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kociajs, sot në Vjenë do të ulen sërish në një tavolinë me ndërmjetësuesin e OKB-së, Metju Nimic, në përpjekje për të tejkaluar dallimet rreth kontestit dypalësh për emrin. 

Të dy palët paraprakisht kanë deklaruar se duan zgjidhje dinjitoze për zgjidhje të këtij kontesti, i cili do të jetë fryt i kompromisit dhe respektimit të interesave të të dyja palëve.

Edhe ndërmjetësi Nimic mëngjesin e sotëm deklaroi se pret takim të mirë me dy ministrat në Vjenë. Nimic nuk deshi të komentojë se cilat nga tre dokumentet do të jetë në tryezë para fillimit të bisedimeve.

Pritet që bisedat të fokusohen në hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe. Dimitrov dhe Kocijas, para raundit të ri të bisedimeve, deklaruar që duan të gjejnë zgjidhje dhe përfundimisht të mbyllet ky kontest.